Saturday, 28. February 2026
Sport

Tifozët e Romës sulmojnë gjyqtarin e finales në aeroportin e Budapestit

GS 01/06/2023 1 Min. Lesezeit

Tifozëve të Romës nuk u del inati me gjyqtarin anglez, Anthony Taylor, të cilën e akuzojnë sidomos për një 11-metërsh të padhënë në favor të verdhekuqve.

Arbitri anglez u shoqërua nga shërbimi i sigurisë së aeroportit të Budapestit për shkak të tifozëve të tërbuar.

Që në orët e para të ditës së sotme u shpërndanë në internet pamjet e José Mourinhos të tërbuar me arbitrin Anthony Taylor, i cilësuar si gati “spanjoll” dhe i kontestuar në parkingun e “Puskas Arenës”. Një ditë më vonë, protesta u zhvendos në aeroport.

Pas mbërritjes së Taylor për të kapur fluturimin e tij, tifozët e Romës iu afruan duke e sharë dhe duke i hedhur sende.

Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e shërbimit të sigurisë së aeroportit, e cila fillimisht e mbylli Taylorin në një dhomë, më pas e shoqëroi deri në aeroplan.

Teilen: