Saturday, 28. February 2026
Sport

Ekipi i njohur italian bie në ligën e tretë në kohën shtesë, tifozët “pushtojnë” fushën dhe përleshen me policinë

GS 02/06/2023 2 Min. Lesezeit

Futbollistët e Brescias përjetuan një tronditje të madhe mbrëmjen e së enjtes, kur ranë në Serie C me golin e Cosenza në minutën e 95-të.

  

Në ndeshjen e parë, Cosenza fitoi 1:0 në shtëpi, Brescia deri në fund pati rezultat të njëjtë dhe mysafirët shënuan golin e kërkuar pas një gjuajtje të lirë.

Një gol që tërboi tifozët vendas, pasi e kuptuan se pas 38 vitesh skuadra e tyre do të zbresë në Serinë C, edhe pse vetëm tre vite më parë ishin pjesëtarë të rangut më elitar.

Ata filluan të hedhin bomba tymuese, ndezën pishtarë dhe vrapuan në fushë ku u përplasën me policinë.

Më pas ata qëlluan me pishtarë edhe tifozët e Cosenzas nga jashtë.

Golin e kohës shtesë dhe trazirat pas ndeshjes mund t’i shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/

  


Teilen: