Thashethemet për të ardhmen e klubit të Interit nuk shuhen.
Emri i ri që së shpejti mund të paraqesë një ofertë në tryezën e Steven Zhang është lançuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila citon burime të njohura me këtë çështje.
Ai është sipërmarrësi finlandez, Thomas Zilliacus. Finlandezi po shqytron një ofertë për klubin zikaltër. Burimet e cituara pohojnë dhe saktësojnë se aventura e jashtëzakonshme e Interit në Champions League e ka përshpejtuar këtë skenar./ h.ll/abcnews.al