Pas gati një viti pritjeje, ka ardhur dita e Rafa Leaos. Sulmuesi portugez mbërriti sot në drekë në Casa Milan, pak pas orës 14:30 për të firmosur rinovimin e tij me klubin kuqezi.
Leao firmosi pak çaste më parë një rinovim kontrate deri në vitin 2028 dhe me një pagë prej rreth 5 milionë euro në sezon plus bonuse. Kontrata e yllit portugez gjithashtu do të përfshijë edhe një klauzolë prej rreth 175 milionë eurosh.
“Jam shumë i lumtur, ishte diçka që doja ta bëja dhe tani është bërë. Shpresojmë të arrijmë gjëra të mëdha së bashku në të ardhmen. Negociatat? Ne gjetëm një marrëveshje dhe jam shumë i lumtur.
Të mbyllim këtë sezon me ndeshjen kudnër Veronës dhe më pas të përgatitemi për sezonin e ardhshëm dhe të fitojmë trofe. Të ndryshoj numrin e fanellë? Të shohim, por numri 17-të është special për mua”, është shprehur Leao./h.ll/abcnews.al