Saturday, 28. February 2026
Sport

Vazhdon festa, Rashica dhe bashkëlojtarët festojnë me tifozët në stërvitje

GS 02/06/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Galatasarayt vazhdon festën e titullit dhe kjo do të përcjellet edhe gjatë vikendit pas ndeshjes së fundit në Superligën e Turqisë ndaj Fenerbahces.

Sot në stërvitjen e fundit para ndeshjes morën pjesë edhe tifozët e ekipit turk, ku edhe festuan për pak çaste titullin kampion, shkruan Lajmi.net

  

Milot Rashica, futbollisti i Kombëtares së Kosovës së bashku me bashkëlojtarët e tij kënduan dhe kërcyen së bashku me tifozët.

Futbollisti “dardan” gjatë këtij sezoni në Superligë ka zhvilluar 26 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asiste./Lajmi.net/

  


Teilen: