• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Haaland paralajmëron Interin: Dua të fitoj Tripletën

02/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erling Haaland paralajmëron Interin, Sulmuesi norvegjez, që po shkëlqen në sezonin e tij të parë me fanellën e Manchester City-t, ka deklaruar se shpreson që të bëjë ‘tripletë’ trofesh me klubin e tij këtë sezon.

“Tripleta do të ishte fantastike, ndonëse e dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Kemi edhe dy finale, ndaj dy skuadrave mjaft të forta, por ne jemi të vetëdijshëm që mund t’ia dalim dhe do të japim maksimumin”, u shpreh Haaland.

  

Norvegjezi iu bashkua City-t verën e kaluar dhe shënoi 36 gola në Premier League, teksa shifrat e tij janë të ‘frikshme’ edhe në Champions.

“Unë jam këtu për të shënuar dhe përpiqem gjithmonë të dërgoj topin në rrjetë. Në gjysmëfinalet ndaj Realit nuk pata fat, por shpresoj që të shënoj në dy finalet që na presin dhe të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivin”, tha Haaland.

Manchester City do të luajë finalen e FA Cup ndaj Manchester United të shtunën e 3 qershorit dhe një javë më vonë, do të përballet me Interin në Stamboll, në finalen e Champions League.

  


Next Post

Lojtari i Boca Juniors dënohet për dhunë në familje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.