Leo Mesi do të largohet nga PSG dhe diçka e tillë nuk ka më kthim pas, teksa duket se kanë marrë fund edhe dilemat se ku do ta vazhdojë ai të ardhmen e tij.
Mesi do të transferohet në Arabi dhe do të jetë edhe një herë tjetër kundër Ronaldos, duke qenë se ka pranuar ofertën e Al Hilal. Zyrtarizimi i tij do të bëhet në datën 6 qershor teksa më pas nuk do të vonojë as prezantimi zyrtar si futbollist i Al Hilal, ku pritet që të ketë edhe një audiencë të jashtëzakonshme.
Sipas asaj që raporton spanjollja, “Sport.es” klubi arab ka nisur nga puna për të planifikuar gjithçka që në datën 6 qershor të bëhet zyrtarizimi i tij. Mesi do të luajë sot ndeshjen e fundit me fanellën e PSG-së ndaj Klermon dhe më pas do të jetë një lojtar i lirë.
PANORAMASPORT.AL