Leo Messi humbi ndeshjen e fundit për PSG-në. Kampioni i Francës humbi 2-3 nga Clermont.
Pas ndeshjes, kameramanët filmuan Messin teksa po shkonte për në dhomat e zhveshjes. Kushtojini vëmendje buzëqeshjes në fytyrën e tij. ai duket se është thjesht i lumtur që historia me PSG ka përfunduar më në fund.
Natyrisht, siç ndodhi shpesh këtë sezon, edhe në ndeshjen e lamtumirës, Leo u fishkëllua nga tifozët e PSG-së.
PSG njoftoi para ndeshjes se argjentinasi do të largohej nga skuadra dhe tani mbetet vetëm një pyetje. ku do ta vazhdojë karrierën Messi. Prioriteti i tij mbetet kthimi në Barcelonë, por në garë janë edhe Al-Hilal i Arabisë Saudite dhe Inter Miami i David Beckham. /G.D abcnews.al/