Friday, 20. March 2026
Sport

Reali duket se e ka seriozisht, tani dhe Ançeloti kërkon transferimin e bomberit të Premier Ligës

GS 04/06/2023 1 Min. Lesezeit

Reali i Madridit është në kërkim të një sulmuesi, me lamtumirën e Benzemasë që duket se është e pashmangshme.kejn

Emri i fundit që ka dalë në listën e Perezit është ai i Herri Kejn. Sulmuesi anglez duket se do e mbyllë me Totenhemin këtë sezon dhe është gati të nisë bisedimet me klubet e interesuara.

Tashmë duket se dhe Karlo Ançeloti e kërkon kapitenin e Anglisë. Siç bën me dije “The Athletic”, trajneri i spanjollëve i ka kërkuar drejtuesve që ta transferojnë Kejnin në “Santiago Bernabeu”.

Gjithsesi pritet të mos jetë e lehtë për Realin pasi do të duhet që të mposhtë dhe konkurrencën me Mançester Junajtid, që prej kohësh ka nisur bisedimet me 29-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: