Friday, 20. March 2026
Sport

Formula 1: Verstappen dominon Çmimin e Madh të Spanjës, zhgënjen Ferrari

GS 04/06/2023 1 Min. Lesezeit

Max Verstappen merr një tjetër sukses në Formula 1 në vitin 2023, pasi fiton Çmimin e Madh të Spanjës. Piloti i Red Bull dominon në Barcelonë, zhvillon një garë perfekte dhe merr fitoren e 40-të në karrierë në Formula 1.

Edhe Mercedes bën një paraqitje të mirë në Spanjë dhe zë dy vende në podium me Lewis Hamilton dhe George Russell, që zënë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë.

Sergio Perez me Red Bullin tjetër zë vendin e katërt, ndërsa Carlos Sainz mbyll garën i pesti. Ka zhgënjyer me paraqitjen e tij Charles Leclerc, që mbylli garën në vendin e 12-të

Teilen: