Sulmuesi anglez Xhek Diamond po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij, pasi akuzohet për përdhunim. Sulmuesi 23-vjeçar ka dalë ditët e fundit para gjykatës në lidhje me akuzat, që e përfshijnë atë në përdhunimin e një vajze por në dy raste të ndryshme.
Sikur të mos mjaftonin vetëm hetimet dhe seancat gjyqësore që ka, Diamond është përjashtuar edhe nga skuadrat e tij. kartonin e futbollistët e ka Sandërlend, por e kishte huazuar te Linkolni, huazim i cili është ndërprerë.
Menjëherë pasi u publikuar ky lajm, drejtuesit e Linkoln e kanë larguar futbollistin duke e rikthyer te Sandërlend, por as këta të fundit nuk e kanë pranuar. Sandërlend e ka pezulluar deri në momentin që do të merret një vendim përfundimtar për të dhe në rast se shpallet i pafajshëm, ai do ta ketë derën të hapur.
PANORAMASPORT.AL