Friday, 20. March 2026
Sport

VIDEO/ Messi te Barça? Babai i argjentinasit takim privat me Laporta

GS 05/06/2023 1 Min. Lesezeit

Tifozët e Barcelonës vazhdojnë të ëndërrojnë rikthimin e Leo messit.

Një mundësi që sot nuk duket aq e largët. Kamerat e “Relevo” në fakt kanë filmuar Jorge Messin, babanë dhe agjentin e kampionit argjentinas, në shtëpinë e presidentit Joan Laporta.

Një takim privat në të cilin me siguri do të studiohen detajet e operacionit që mund ta sjellë Leon në Barcelonë.

Messi e mbylli aventurën e tij me PSG dhe kjo është zyrtare. Në tavolinë ka oferta nga Inter Miami, Arabia Saudite dhe Barça./ h.ll/abcnews.al

Teilen: