Friday, 20. March 2026
Sport

Chelsea nënshkruan me gjashtëmbëdhjetë vjeçarin nga Ekuadori

GS 05/06/2023 1 Min. Lesezeit

Chelsea ka arritur marrëveshje me Independiente del Valle për të nënshkruar me ekuadorianin gjashtëmbëdhjetë vjeç, Kendry Paez, ka njoftuar të hënën klubi i Premier Leagues.

Paez, i cili konsiderohet ndër talentet më të mëdhenj në Amerikën e Jugut dhe ka bërë pesë paraqitje për liderin e kampionatit të Ekuadorit këtë sezon, do t’i bashkohet Chelseas pasi të ketë mbushur tetëmbëdhjetë vjeç në maj 2025. 

Mesfushori ishte një lojtar kyç për Ekuadorin në Kupën e Amerikës U-17 të mbajtur ktëj vit. 

Adoleshenti është nënshkrimi i parë i Chelseas pas arritjes së trajnerit të ri, Mauricio Pochettino.

Ky edicion nuk ishte i suksesshëm për Chelsean, pasi skuadra ka përfunduar në pozitën e dymbëdhjetë në tabelë. 

Teilen: