• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mançini publikon listën për gjysmëfinalen, ndaj Spanjës rikthen Zaniolon dhe lë jashtë portierin më të mirë

06/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Italia do të luajë ndeshjen gjysmëfinale te Ligës së Kombeve, ku përballë do të ketë Spanjën. Takimi i planifikuar të luhet të enjten e datës 15 qershor në stadiumin “De Grolsch Veste” në Holandë, do të përcaktojë skuadrën që shkon në finalen e turneut.

ITALIA

Në prag të këtij takimi, Roberto Mançini ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar. Bie në sy fakti se ka rikthyer sulmuesin Nikolo Zaniolo që luan në Turqi, ndërkohë që jashtë ka lënë portierin Ivan Provedel. Portieri i Lacios mori këtë sezon çmimin si portieri më i mirë në Serinë A italiane.

Nga Napoli kampion, janë Meret e Di Lorenco ndërkohë që nga Interi ka grumbulluar 5 lojtarë të cilët menjëherë pas finales së Championsit, do të bashkohen me kombëtaren italiane.

LISTA E TË GRUMBULLUARVE:

Portierë: Donaruma, Meret, Vikario

Mbrojtës: Açerbi, Bastoni, Bonuçi, Darmian, Di Lorenco, Dimarko, Spinazola, Toloi

Mesfushorë: Barela, Kristante, Fratesi, Zhorzhinjo, Lorenco Pelegrini, Verrati, Zaniolo

Sulmues: Kieza, Gnonto, Imobile, Raspadori, Retegui

TRAJNER. Roberto Mançini

Next Post

Reali ia “pret krahët” Bajernit të Mynihut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.