Friday, 20. March 2026
Sport

Futbollisti kosovar ftohet te Kombëtarja e Austrisë, vazhdon të jetë objektiv i “Dardanëve”

GS 06/06/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti shqiptar, Dijon Kameri është ftuar nga Kombëtarja e Austrisë U21 për dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor.

Kameri luan te skuadra e madhe austriake, RB Salzburg dhe gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 12 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asiste, shkruan Lajmi.net

  

Austria U21 luan dy ndeshje miqësore, para-përgatitje për kualifikim për EURO2025. Më 16 qershor kundër Islandës dhe më 20 qershor kundër Sllovakisë.

Dijon Kameri është në objektiv të Federatës së Futbollit të Kosovës për një kohë të gjatë.

19-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit dhe ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2026. Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 4 milionë euro./Lajmi.net/

  


Teilen: