Friday, 20. March 2026
Sport

Gasperini do drejtojë Atalantën edhe sezonin e ardhshëm

GS 06/06/2023 1 Min. Lesezeit

Gian Piero Gasperini do të vazhdojë të jetë pjesë e Atalantës edhe sezonin e ardhshëm.

Klubi italian ka bërë me dije se tekniku do të vijojë punën e nisur shtatë vite më parë.

Në një njoftim për mediet Atalanta bën me dije se palët kanë gjetur gjuhën për të vazhduar bashkëpunimin.

“Atalanta ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimësinë e bashkëpunimit me trajnerin Gian Piero Gasperini.

Pas mbledhjes të mbajtur pasditen e kësaj të marte, 6 qershor, palët kanë gjetur një mirëkuptim të plotë dhe të kënaqshëm për të vazhduar së bashku një rrugë të nisur shtatë vjet më parë dhe të fisnikëruar nga rezultate të mëdha.”-bën me dije klubi.

Teilen: