• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Haaland: Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në një finale të Champions

06/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erling Haaland nuk e fshehu entuziazmin e tij për atë që ka përjetuar deri më tani te Manchester City dhe theksoi para finales me Interin se synimi është të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon mahnitës për qytetarët.

“Do të jetë diçka e veçantë. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në një finale të Ligës së Kampionëve dhe do të jetë një nder për mua që të garoj. Por ka edhe punë për të bërë. Ne kemi pasur një sezon të mrekullueshëm, por duhet ta përfundojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

E dimë që të gjithë do të japim gjithçka për të fituar këtë finale. Do të duhet të bëjmë paraqitjen më të mirë të mundshme ndaj Interit”, theksoi sulmuesi norvegjez i cili ka shënuar 52 gola këtë sezon në të gjitha garat dhe shtoi:

“Isha i emocionuar për sfidën. E dija se do të vija në një ekip ku do të kisha shumë mundësi për të shënuar. Për fat të mirë, kjo është diçka që mund ta bëj. Më pëlqeu shumë sezoni im i parë te  Manchester City.

Qëllimi im është të ndihmoj skuadrën të ngrejë trofe në fund të sezonit duke shënuar gola. E di që nëse shënoj gola dhe mbështes skuadrën, do t’i ndihmoj ata të arrijnë objektivat e tyre në finalen e sezonit. Kur shënoj një gol, e vetmja gjë që mendoj është se si do të shënoj gol tjetër”. /G.D abcnews.al/

Next Post

Maldinin e mori ne qafe “Moneyball”, Kardinale dëshiron ta kthejë Milanin në… Brajton

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.