Friday, 20. March 2026
Sport

Finalja e Conference League, Armand Duka dhe Agim Ademi të ftuarit e Ceferin

GS 07/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ditën e sotme, në mbrëmje, do të luhet finalja e Conference League mes Fiorentinës dhe West Ham.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me atë të FSHF-së, Armand Duka, janë duke qëndruar në Pragë të Çekisë ku do të jenë prezentë në finalen e Conference League.

Ademi e Duka janë me ftesë të UEFA-s, teksa numri një i FFK-së, ka thënë se atje janë me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

“Të gjithë sytë e tifozëve të futbollit janë të fiksuar në finalen e Conference League, Fiorentina-West Ham, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Eden Arena” në Pragë. Një arenë kjo e përsosur për një spektakël futbolli.

Bashkë me mikun tim Armand Duka, që për herë të dytë radhazi u zgjodh anëtar i KE të UEFA-së, tashmë ndodhemi në kryeqytetin e Republikës Çeke, me ftesë të presidentit të UEFA-së, Aleksandër Çeferin, për t’i përjetuar emocionet e kësaj finaleje”, ka shkruar Agim Ademi./h.ll/abcnews.al

Teilen: