• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Brazili dëshrion vetëm Ancelottin

07/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Brazili nuk është dorëzuar, Rodrigues e dëshiron vetëm Ancelottin.

E ardhmja e Carlo Ancelottit në Real Madrid ka qenë objekt spekulimesh gjatë muajve të fundit.

Italiani ka përsëritur shpeshherë dëshirën e tij për të qëndruar në “Santiago Bernabeu” për të paktën edhe një sezon, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Ancelotti vazhdon të jetë në shënjestër të Federatës së Futbollit të Brazilit, sipas “Mundo Deportivo”.

Kombëtarja braziliane vazhdon të jetë pa trajner që prej largimit të Tites.

Presidenti i Federatës braziliane, Ednaldo Rodrigues, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të punësuar Ancelottin.

Pavarësisht deklaratës së vazhdueshme të 63-vjeçarit për të qëndruar në Real Madrid, Rodrigues ka pranuar se ende nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta bindur atë.

“Ne bëmë një plan, ‘Plani A’ është Ancelotti. Siç thonë në boks, nuk e kam hedhur ende peshqirin”, është shprehur ai.

Mbetet për t’u parë nëse Brazili do t’ia del ta bindë Carlo Ancelottin.

Next Post

Santi Cazorla tregon klasin e tij në ndeshjen lamtumirëse të Joaquin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.