Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj FC Prishtinës për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës kundër Gjilanit, e zhvilluar të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Sipas njoftimit, tifozët e Prishtinës kanë hedhur mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka loja ishte ndërprerë për dy minuta, shkruan lajmi.net.
Komisioni Disiplinor ka kërkuar deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i Prishtinës.
“FC ”Prishtina”. Në minutën 17 të ndeshjes simpatizuesit e FC ’Prishtina ”, hudhin mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës dhe prapa portës në anën jugore, për çka ishte ndërprerë ndeshja për rreth dy (2) minuta, ndërkaq në minutat 37,38,66 dhe 69 hudhin mjete piroteknike shurdhuese prapa portës. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I FC “Prishtina “ . Afati datë 14 .06.2023 ora 13:00” – thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.
Prishtina triumfoi 0:2 në finale të Kupës së Kosovës kundër Gjilanit./Lajmi.net/