Saturday, 21. March 2026
Sport

Eskalon situata para finales Fiorentina – West Ham United, tifozët përleshen rrugëve të Pragës

GS 07/06/2023 2 Min. Lesezeit

Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e ndeshjes finale të Ligës së Konferencëë mes Fiorentinës dhe West Ham United.

  

Fiorentina dhe West Ham United do të përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fortuna Arena” në kryeqytetin e Çekisë, në Pragë, shkruan lajmi.net.

Vetëm disa orë para lojës, janë shënuar incidentet e para me dy tifozeritë që janë përleshur mes vete.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamjet e përleshjes, ku thuhet se tifozët e Fiorentinës kanë sulmuar në rrugë mbështetësit e West Hamit.

Në pamje shihen edhe hedhjet e karrigeve e gjësendeve në drejtim të njëra-tjetrës.

Mëposhtë mund të shikoni pamjet e përplasjes mes italianëve dhe anglezëve./Lajmi.net/

Teilen: