Saturday, 21. March 2026
Sport

VIDEO/ Praga njëlloj si Tirana, plas dhuna në rrugët e qytetit para finales së Ligës së Konferencës

GS 07/06/2023 1 Min. Lesezeit

Finalja e Ligës së Konferencës është përfshirë përsëri nga përplasjet e dhunshëm mes tifozerive në rrugët e qytetit ku luhet ndeshja. Nëse një vit më parë kishte dhunë në Tiranë nga mbështetësit e skuadrës së Romës, këtë vit janë tifozët e Fiorentinës ata që po shkaktojnë kaos në rrugët e Pragës para duelit me Uest Hem.

dsfsdfsdsfdsdf

Në pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale, shihen ultrasit e Fiorentinës, një pjesë e madhe e të cilëve të mbuluar me kapuçë, të cilët sulmojnë ultrasit e Uest Hem nëpër lokalet e qytetit.

Një situatë aspak normale dhe që ka mobilizuar policinë çeke, e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, pak orë para fillimit të ndeshjes mes dy skuadrave.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: