Sulmuesi Al-Nassr, Cristiano Ronaldo ka folur për vendimin e Karim Benzemas për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.
Francezi këtë sezon ndoqi shembullin e portugezit duke pranuar një ofertë nga Arabia Saudite. Klubi i ri i lojtarit më të mirë në botë është Al-Ittihad.
“E dija që Karim do të vinte në Arabinë Saudite”, tha Ronaldo për ‘Relevo’ përcjellë lajmi.net.
Kjo është arsyeja pse thashë se në të ardhmen kampionati do të hyjë në pesëshen më të mirë në botë”, tha 38-vjeçari portugezi.
Kujtojmë që Ronaldo iu bashkua Al Nassr në janar, pas shkëputjes së kontratës me Man United./Lajmi.net/