Saturday, 21. March 2026
Sport

VIDEO/ Transferimi më i bujshëm në histori, Inter Majemi e prezanton në mënyrë të veçantë… Mesin

GS 07/06/2023 1 Min. Lesezeit

Nuk ka më dilema, Lionel Mesi do të vijojë karrierën në MLS, teksa tashmë mund të quhet zyrtarisht futbollit i Inter Majemit.  

MESI

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, përmes një interviste për “Mundo Deportivo”, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me klubin amerikan. 

Ndërkohë së fundmi, klubi amerikan ka vendosur ta prezantoj transferimin e Mesit në një mënyre të veçantë. 

Inter Majemi ka publikuar një video në faqen zyrtare ku shihen gazetat e mëdha evropiane dhe disa prej gazetarëve të njohur ku raportojnë për transferimin e Mesit në MLS. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: