Saturday, 21. March 2026
Sport

Telashe për selektorin e Shqipërisë

GS 07/06/2023 1 Min. Lesezeit

Nuk kanë fund telashet te Kombëtarja shqiptare për sa i përket dëmtimeve.

Pas Klaus Gjasulës, kuqezinjtë kanë humbur një tjetër lojtar titullar, bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë Ivan Balliu.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, FSHF bën me dije se Balliu nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida për shkak dëmtimi. 

Futbollisti kuqezi i është nënshtruar vizitave mjekësore pas ndeshjes së fundit në La Liga me klubin e tij Rajo Vajekanon për një problem në tendinën e muskujve aduktor (muskujt rrëzë kofshës).

Lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit, ndërsa trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë mbrojtësin Naser Aliji. 

29-vjeçari i cili numëron 13 ndeshje me Kombëtaren, pritet të mbërrijë në grumbullim që të enjten dhe t’i bashkohet ekipit në stërvitje për të nisur përgatitjet për dy sfidat zyrtare.

Teilen: