• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sadiku e mbyll me skuadrën spanjolle

07/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Sadiku është larguar nga Kartagjena.

Mësohet se sulmuesi, i cili e mbylli sezonin me tetë gola të shënuar në Kategorinë e Dytë spanjolle, nuk do të jetë pjesë e ekipit në vazhdim.

Shkak është çështja e aktivizimit, pasi sulmuesi luajti rregullisht vetëm në pjesën e parë të kampionatit, ndërsa faza e dytë e pa atë më së shumti në pankinën rezervë. Kjo mbetet edhe arsyeja kryesore që Sadiku të shohë për një tjetër aventurë.

Lojtar i lirë pas 30 qershorit do të jetë edhe Endri Çekiçi.

Mesfushori nuk ka rinovuar ende me klubin e Koniasporit në Turqi dhe pritet që në verë të ndryshojë destinacion. Në mediat turke është përfolur për një interesim të Trabzonsporit, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Ndërkohë në janar, pati edhe zëra për një kalim tek AEK-u në kampionatin grek, teksa pas 30 qershorit çdo gjë do të jetë më e qartë për pogradecarin, i cili përfundoi sezonin e dytë me fanellën e Konias.

Next Post

Tottenhami merr vendim për Kane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.