‘Reds’ kanë njoftuar për transferimin e Mac Allister.
24-vjeçari ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe ka rënë dakord për kushtet personale për t’u bërë nënshkrimi i parë i Liverpoolit në dritaren e verës.
Mac Allister do të arrijë në ‘Anfield’ më pak se gjashtë muaj pas shpalljes kampion me Argjentinën nw Kupën e Botës në Katar dhjetorin e kaluar, duke mbyllur një sezon shumë mbresëlënës me Brighton.
“Ndihet e mrekullueshme. Është një ëndërr e realizuar, është e mrekullueshme të jesh këtu dhe mezi pres të filloj.
“Doja të isha [që nga] dita e parë e para-sezonit, kështu që është mirë që gjithçka është bërë. Mezi pres të takoj shokët e skuadrës.
“Ishte një vit fantastik për mua – Kupa e Botës, ajo që arritëm me Brighton – por tani është koha të mendojmë për Liverpoolin dhe të përpiqemi të jemi një lojtar më i mirë dhe një qenie njerëzore më e mirë çdo ditë”, ishin fjalët e tij./Lajmi.net/
“It’s amazing to be here and I can’t wait to get started”
Watch @alemacallister‘s first interview as a Red in full on @LFCTV GO 🔴
— Liverpool FC (@LFC) June 8, 2023