• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i Fiorentinës reagon ashpër, i quan ‘kafshë’ lojtarët dhe tifozët e West Hamit

08/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso zbulon se ka folur me Presidentin e Premier Ligës pas humbjes së mbrëmshme në finalen e Ligës së Konferencës, duke i quajtur lojtarët dhe tifozët e West Ham ‘kafshë’.

“Hammers” mundën toskanët në finalen e Ligës së Konferencës në Pragë të mërkurën mbrëma falë një goli të vonë të realizuar nga Jarrod Bowen, përcjellë lajmi.net.

  

Është finalja e dytë që Fiorentina humbet këtë sezon pas Kupës së Italisë dy javë më parë.

“Çfarë duhet të them? Prisja një fitore. Por kishte raste kur arbitri duhet të kishte bërë më mirë”, u tha Commisso gazetarëve pas kthimit të tij në Firence të enjten në mëngjes.

“Luka Jovic theu hundën. Pastaj Cristiano] Biraghi. Unë fola me presidentin e Premier Ligës, duke i thënë se të gjithë ishin kafshë për mënyrën se si i trajtuan futbollistët tanë. Humbja nuk është e drejtë. Mund të kishim fituar 3-0, më vjen keq për tifozët që meritonin më shumë”, shtoi ai.

Ai në fund konfirmoi edhe qëndrimin e trajnerit Italiani edhe për sezonin e ardhshëm, edhe pse emri i tij është lidhur me stolin e Napolit për ta zëvendësuar Spallettin./Lajmi.net/

Next Post

ZYRTARE/ Vjen goditja e parë në merkato, Liverpuli prezanton mesfushorin që shkëlqeu në Botëror dhe i jep numrin… 10

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.