Saturday, 21. March 2026
Sport

Ronaldos s’po i ‘ecën’ as në Arabi, mbetet jashtë formacionit të vitit

GS 08/06/2023 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo nuk është pjesë e 11-shes më të mirë në ligën saudite.

Në janar të këtij viti ylli portugez kaloi nga Man United në Al Nassr.

  

Ronaldo shkëputi kontratën me pëlqim të dyanshëm me ‘Djajtë e Kuq’ dhe vendosi të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Por gjërat nuk i ecën mirë atij, pasi me Al Nassr humbën titullin kampion dhe nuk e pa emrin e tij në formacionin e vitit.

Pavarësisht se arriti të shënonte 14 gola në ligë dhe ta mbyllte sezonin si golashënuesi i pestë më i mirë i divizionit, edhe pse ai u bashkua vonë, ai nuk është në ekipin e sezonit.

Formacioni i vitit mbizotëron nga ekipi kampion, A Ittihad, skuadrën e re të Karim Benzemas.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë formacionin e vitit në ligën saudite./Lajmi.net/

Teilen: