• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tri arsyet pse Milani dëshiron transferimin e Christian Pulisic

08/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bisedimet ndërmjet Milanit dhe Chelseat për Christian Pulisic po vazhdojnë, ndërsa La Gazzetta dello Sport ka përmendur tri arsye pse Rossonerët i duan shërbimet e amerikanit.

Pas largimit të drejtorëve Paolo Maldini e Frederic Massara, Rossonerët janë duke u përgatitur për sezonin e ri, ndërsa mesfushori i Bluve është ndër shënjestrat e tyre.

Pulisic e ka pasur të kufizuar minutazhin këtë sezon dhe është në kërkim të një skuadre ku do të luajë më shumë. Ai ka edhe një vit në kontratën e tij në Stamford Bridge.

Sipas La Gazzetta, janë tri arsye kryesore pse skuadra italiane i do shërbimet e tij:

E para, ka më shumë se një vit prej se Milani është në kërkim të një anësori të djathtë dhe 24-vjeçari mund t’i plotësojë kërkesat e Stefano Piolit në këtë pozitë.

E dyta, Pulisic është amerikan, por ka edhe shtetësi kroate, prandaj nuk do ta zinte vendin për nga lojtarët jashtë BE-së.

E treta, duke qenë i rregullt në skuadrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transferimi i tij në San Siro do të hapte rrugë të reja për kuqezinjtë në tregun amerikan, me pronarin e ri Gerry Cardinale që synon ta zgjerojë sa më shumë brendin e Milanit jashtë fushës.

Next Post

“Dardanët” nisin përgatitjet, vetëm shtatë lojtarë morën pjesë në stërvitjen e Alain Giresse

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.