Saturday, 21. March 2026
Sport

Zeqiri largohet nga Baseli dhe rikthehet në Brighton, sezonin e ri mund të luaj në Premier League

GS 08/06/2023 1 Min. Lesezeit

Basel bëri të ditur se Andi Zeqiri nuk do të jetë më pjesë e tyre sezonin e ardhshëm.

Në një njoftim për mediet klubi i Basel thekson se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së sulmuesit me origjinë shqiptare.

  

Kështu pas një sezoni në Basel, 23-vjeçari do duhet të rikthehet te Brighton, klub që ka në pronësi kartonin e Zeqirit.

23-vjeçari këtë sezon zhvilloi 30 ndeshje, shënoi 11 gola dhe bëri dy asiste në Superligën e Zvicrës.

  


Teilen: