Partizani u shpall kampion për herë të 17-të në histori. Pas festës, radhën e kanë pushimet, teksa ka nisur edhe plani për rrugëtimin në kompeticionet europiane, që nis me turin e parë të Ligës së Kampioneve.
Të kuqtë tentojnë kalimin e të paktën një turi, për të shkuar më pas minimalisht në “play off” të Ligës së Konferencës.
Gjithsesi, shorti është “ferr” për të kuqtë. Rivalë të mundshëm për kampionin e Shqipërisë janë skuadra si Ferencvaroshi, Karabaku i Redon Xhixhës, Sherif Tiraspoli, Zrinjski i Marsel Ismajlgecit apo edhe Makabi Haifa.
Ndërkohë, emri që përcaktoi vazon e frikshme të rivalëve të “demave” ishte Ludogorets, që luftoi deri në fund me CSKA Sofien dhe u shpall kampion i Bullgarisë.
TURI I PARË
FERENCVAROSH (HUN)
KARABAK (AZE)
SLOVAN BRATISLAVA (SLK)
SHERIF TIRASPOL (MOL)
BATE BORISOV (BJL)
ASTANA (KAZ)
MAKABI HAIFA (IZR)
ZALGIRIS (LIT)
HJK (FIN)
FLORA (EST)
SHAMROK ROVERS (IRL)
NJU SAINTS (UELL)
OLIMPJA LJUBJANA (SLV)
ZRINJSKI MOSTAR (BOS)
LUDOGORETS (BUL)