• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Malisheva vazhdon traditën, organizon turnirin tradicional në nder të Ditës së Çlirimit

09/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pak ditë kanë mbetur nga finalja e Turnirit Tradicional “Ibrahim Mazreku-Tornado. Më 16 qershor, në Ditën e Çlirimit të komunës së Malishevës dhe asaj të Dëshmorëve, pritet të luajnë dy ekipet treguese të rezultateve më të mira.

E interesimi për pjesëmarrje është adresuar nga 100 ekipe në mbarë Kosovën, të cilat për 15 ditë patën mundësi të garojnë mes vete.

Flamur Foniqi, lojtar i epikes Dëshmori “Agim Elshani” u shpreh i kënaqur nga forma e organizimit të këtij eventi si dhe për të rinjtë pjesëmarrës.

Image

Ekipa Dëshmori “Agim Elshani”

“Rini e shëndoshë, shpirt aktiv, unitet e vetëdije. E gjithë kjo, n ‘lirinë për të cilën ranë. Na mbetet me i nderu përjetë, në çdo formë e mënyrë” -tha ai duke treguar se tash e disa vite vazhdon pjesëmarrjen aktive në turnir.

Dardan Mazreku, anëtar i këshillit organizues tregoi se ky turnir mbahet prej vitit 2001, deri sa thotë se atu luajnë edhe lojtarë të shteteve tjera:

Image

Anëtari i Këshillit Organizativ

“Organizimi i turnirit është duke shkuar shumë mirë, interesimi i jashtëzakonshëm, ka ekipe shumë të forta ku marrin pjesë lojtarët më të mirë të futsallit të Kosovës, madje ka lojtarë edhe nga jashtë Kosova ( nga kolumbia). Gjithashtu edhe interesimi për shikueshmëri është i madh “, u shpreh ai.

Ideja e realizimit të këtij turniri ishte e bashkë lojtarëve të dëshmorit Ibrahim Mazreku me të cilët ai luante futboll në vitet e 90ta në Kf Malisheva. Ekipet të cilat arrijnë finalen shpërblehen me 2000euro, kupë dhe medalje në vendin e parë si dhe vendi i dytë 500 euro, kupë dhe medalje. Bashkëpunuese në këtë Turnir janë edhe Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport me Klubin e Futsallit të Malishevës. 

Image

Dëshmori Ibrahim Mazreku me ekipin Kf Malisheva

 

 

Next Post

Milano bëhet gati për finalen e Champions League, “San Siro” pret 46 mijë tifozë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.