• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barezi: Pioli e Ibra të rëndësishëm, klubi ia del edhe pa Maldinin

09/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Franko Barezi është zëvendëspresident te Milani, por me largimin e Maldinit edhe roli i tij mund të pësojë disa ndryshime në aspektin e përgjegjësive. Lidhur me situatën dhe raportet në klub, ish-kapiteni ka folur në një intervistë për rrjetin “SKY”.

1176833075.0

MALDINI – “Dashuria dhe mirënjohja për Paolon nuk do të zbehen kurrë. E imagjinoj se si ndihen tifozët, por duhet menduar për të mirën e klubit, pasi vetëm të bashkuar mund t’ia dalim. Tifozëve u kërkoj të jenë të duruar e të pjekur dhe të mos i kthejnë shpinën Milanit”.

IBRA – “Epiqendra është skuadra dhe çdo lojtar që mban fanellën kuqezi ka një përgjegjësi të madhe. Nga ana e drejtuesve do të kenë mbështetjen maksimale. Menaxhimi i disa situatave pas Maldinit do të jetë gjithashtu kompetencë e bordit. Sa për Ibrën si pasardhës të Paolos, mund të them se për momentin ai ka zgjedhur pushimet”.

MERKATO – “Qëllimi është që të përforcohemi, sepse rëndësia e rezultateve për një klub si Milani dihet. Nuk duhet harruar se sa shumë kanë investuar pronarët, çka do të thotë se ata besojnë në atë që Milani përfaqëson. Ambicia nuk do të ndryshojë dhe do të mundohemi të arrijmë sa më lart”.

KARDINALE – “E kam shoqëruar personalisht kur erdhi për herë të parë në selinë e klubit dhe mendoj se e ka kuptuar se ka marrë në dorë fatin e një klubi historik me miliona tifozë”.

PIOLI – “Kemi një trajner që ka ditur të raportohet më të gjithë. Liria e fjalës nuk i është mohuar kurrë dhe duke qenë njeriu që e njeh më mirë skuadrën, mendoj se ka për të qenë një vlerë e shtuar në vendimet e klubit”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fran Garsia është futbollisti më i ri i Realit të Madridit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.