Wednesday, 19. August 2026
Sport

Ballkani përforcohet me Hoxhën

GS 09/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani i Therandës, kampion i ri i Kosovës, synon që të përgatitet sa më mirë për garat evropiane përkatësisht rrethin e parë të kualifikueseve në Champions League në futboll.

Therandasit janë përforcuar me portierin Andrea Hoxha.

“Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Andrea Hoxha është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. 

Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani nga Phoenix Lubeck ekip i cili garon në Regional Liga – Gjermani. 

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje portierit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, njofton FC Ballkani.

Teilen: