• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Jemi 11 kundër 11”, Inzaghi: Interi ka nevojë për shumë zemër kundër Manchester Cityt

09/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

ITALI- Simone Inzaghi është i bindur për shanset e Interit në sfidën finale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, duke nënvizuar se skuadra e tij do t’i ketë rastet. Interi fitoi për herë të fundit Ligën e Kampionëve në vitin 2010, duke e mbyllur sezonin me tre trofe historikë. Tkeniku e udhëhoqi skuadrën drejt dy trofeve këtë sezon, duke fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme që e kisha thënë shumë herë. Ne arsyetuam ditë pas dite, tani po shijojmë atë që kemi bërë, por nuk duam të ndalemi. Ne duam ta luajmë finalen në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Man City? -Është normale, ata janë skuadra më e fortë në botë. Jemi 11 kundër 11. Kemi bërë një ecuri fantastike, do të luajmë letrat me shumë dëshirë. Jam me fat që stërvit lojtarët, shumë prej të cilëve kanë qenë në shumë finale. Do të duhet shumë zemër dhe kokë, do të duhet të jemi të fokusuar sepse do të ketë momente të vështira. Do të duhet të kemi shumë zemër për të qenë shumë të mirë. Ne e dimë se çfarë loje do të duhet të luajmë nesër. City është skuadra më e fortë në botë, e kanë dëshmuar në ndeshjet që kanë luajtur. Ne jemi krenarë që kemi arritur deri këtu, do të bëjmë gjithçka për të luajtur një lojë me përqendrim të jashtëzakonshëm. Ne do të duhet të kufizojmë gabimet tona dhe të bëjmë më të mirën”, tha ai.

Next Post

Andrea Hoxha zyrtarizohet te Ballkani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.