• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“E kemi për detyrë të fitojmë në shtëpi”, Qazim Laçi: Cikalleshi e Sadiku na ndihmojnë me eksperiencën e tyre

10/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndër lojtarët e grumbulluar për 2 ndeshjet e radhës të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropan të futbollit, Euro 2024, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, tekniku Sylvinho vendosi të thërriste dhe mesfushorin e talentuar të Sparta Prague, Qazim Laçi.

Laçi ishte i pranishëm ditën e somte në konferencën për shtyp, në prag të përballjeve, nga ku tha se ai e shokët e tij të skuadrës do të bëjnë maksimumin për të siguruar fitoren e parë në fazën eleminatore.

“Ndjehem shumë krenar që trajneri ka besim tek unë, do mundohem të jap maksimumin. Kjo Kombëtare ka eksperiencë dhe shumë lojtarë të rinj, ne do të japim maksimumin. Nuk e kemi mendjen tek pushimet, jemi profesionistë do bëjmë më të mirën për të fituar dy ndeshjet e radhës.

Nuk ka Kombëtare të forta dhe të dobëta, jemi të barabartë në fushën e blertë. E kemi detyrim të fitojmë ndeshjen e parë në shtëpinë tonë. Të gjithë kemi dëshirë të ecim sa më shumë përpara, kemi Cikalleshin dhe Sadikun me eksperiencë që na ndihmojnë, atmosfera do të bëjë diferencën me Moldavinë.

Po punojmë shumë mirë me Sylhino, lojtarët janë të përgatitur, duhet të jenë 100% gati për sfidat. Kemi shumë nevojë për tifozët tanë për të fituar. Sezoni nuk vijoi shumë mirë për mua se kam qenë i dëmtuar, por pas janarit dhe deri tani jam shumë i kënaqur pasi fituam dhe kampionatin”,- u shpreh “fantazisti” i Kombëtares shqiptare. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Trajneri i Interit: City është skuadra më e fortë në botë, do të përpiqemi ta ndalim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.