• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro: City është shumë i fortë, por ne i kemi mposhtur ekipet kryesore

10/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nëpërmjet faqeve të “programit të ndeshjeve” zyrtare të finales së sotme të Champions League, Lautaro Martinez riktheu disa momente të udhëtimit drejt finales në Stamboll dhe më gjërë.

“Mendoj se ndeshja e Barcelonës është aty ku nisi gjithçka, kur kuptuam se çfarë ishim të aftë të bënim në këtë kompeticion. E di që kam shumë përgjegjësi në ekip dhe përpiqem t’i marr ato sa herë që dal në fushë. Edhe nëse goli nuk vjen, më duhet të punoj për ekipin, në të gjithë fushën.

Gjithmonë përpiqem t’i sjell diçka skuadrës, kudo që të nevojitet, në mbrojtje, në sulm duke shënuar gola, apo duke dalë nga pankina.

Manchester City është një nga skuadrat më të mirë në botë. Ata luajnë një futboll që më pëlqen shumë tifozët gjithashtu. Ata do të jenë kundërshtarë të vështirë. Por ne jemi përballur me ekipe të vështira që nga ndeshjet në grupe dhe gjatë gjithë fazës eliminatore.

Ne duhet të përpiqemi dhe ta shijojmë sepse nuk luan një finale të Champions League çdo ditë. Është një ëndërr e realizuar për të gjithë ne, kështu që gjithçka që mbetet është të shijojmë ndeshjen, të punojmë shumë, të luajmë mirë dhe shpresojmë se skuadra më e mirë do të fitojë, dhe në fund ne do ta ngremë trofeun”, ka përfunduar Lautaro./h.ll/abcnews.al

Next Post

Messi apo Haaland?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.