Massimiliano Allegri drejt kalimit në Arabinë Saudite.
55-vjeçari, sipas medieve italiane ka marrë një ofertë shumë të lartë dhe po e shqyrton.
Trajneri i Juventus-it është në orët vendimtare për të ardhmen dhe klubi po pret përgjigjen përfundimtare, me Allegri-n i cili do të zbulojë të ardhmen në 48 orët e ardhshme.
Trajneri dhe drejtuesit e Juventus-it do të takohen në Monte Carlo dhe aty do të merret një vendim përfundimtar./ h.ll/abcnews.al