Herën e fundit që pronari i Sitit, Sheiku Mensur, ishte në stadium për të parë një ndeshje të skuadrës së tij, ishte në gusht të vitit 2010, në një përballje Siti-Liverpul. Ndërkohë pas plot 13 vitesh, Mensur, ka vendosur të rikthehet në stadium, teksa mbrëmjen e sotme do të ndjekë nga afër finalen e Champions-it, që skuadra e tij do të luaj ndaj Interit.
43-vjeçari ka udhëtuar drejt Stambollit dhe do të jetë në stadium, ndërsa vlen të theksohet se kjo do të jetë hera e parë që do të ndjekë ndeshjen e ekipit të tij për herë të parë pas gati 13 vitesh dhe e dyta në gjithë historinë që shkon në stadium për të parë Sitin.
𝗘𝘅𝗰𝗹𝘂𝘀𝗶𝘃𝗲: Manchester City owner Sheikh Mansour is planning to attend the Champions League final in Istanbul, nearly 13 years after he last attended a competitive match.#MCFC | #UCL
More from @OliverKay
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) June 10, 2023
Vlen të theksohet se Sheiku Mensur, e bleu klubin në vitin 2008.
PANORAMASPORT.AL