Futbollisti Almir Kryeziu ka firmosur për kampionin e ri Ballkanin e Therandas.
Kryeziu pas një kohe largohet nga klubi i Dritës së Gjilanit.
“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione.
FC Ballkani ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me futbollistin, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Dritës.
Kryeziu është bashkuar menjëherë me ekipin, si një armë e fortë më shumë për trajnerin Ilir Daja.
Klubi i uron mirëseardhje Almirit dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona”, njofton FC Ballkani.