Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se nuk është i përfshirë në blerjen e skuadrës së madhe angleze, Manchester United.
“BBC Sport” mëson se Al-Khelaifi është kontaktuar nga familja Glazer një muaj më parë, pasi pronarët e Unitedit kanë kërkuar që Jassim bin Hamad Al Thani nga Katari, ta ngritë ofertën e tij.
Biseda me Al-Khelaifin ka ngritur dyshime për përfshirjen e tij në ofertën e Jassimit.
Sheiku Jassim ka thënë se oferta e tij është bërë me kapacitetin personal.
“Paris Saint-Germaini është klubi im, në zemrën time, dhe nuk kam asgjë të bëj me Manchester Unitedin. Më bën të qesh. Unë jam nga Katari, apo jo? Nëse njerëzit më pyesin për opinionin tim, do t’u përgjigjem natyrisht – dhe këtë e bëjnë edhe ata. Jam duke folur për secilin, jo vetëm për Manchester Unitedin. Unë u jap eksperiencën time. Kaq”, ka thënë Al-Khelaifi.
Sheiku Jassim ka bërë pesë oferta për blerjen e Unitedit. Ai dëshiron që ta blejë krejtësisht skuadrën e madhe angleze.