Wednesday, 19. August 2026
Sport

Sezon ëndrash, Haaland shënoi 52 gola në 53 paraqitje dhe fitoi 3 trofe në sezonin e tij debutues me City

GS 11/06/2023 1 Min. Lesezeit

Erling Haaland shënoi 52 gola dhe fitoi 3 trofe në sezonin e tij debutues te Manchester City.

Norvegjezi 22-vjeçar u transferua nga Borussia Dortmund në klubin e Premier League verën e kaluar për 75 milionë euro.

Me Man City, Haaland fitoi Premier League, FA Cup, si dhe Ligën e Kampionëve.

Erling është golashënuesi më i mirë i Premier League dhe Champions League këtë sezon.

Në 53 paraqitje për Citizens, ai shënoi 52 gola: 36 gola në 35 ndeshje në Premier League, 12 gola në 11 ndeshje të Champions League, 3 gola në 4 ndeshje të FA Cup dhe 1 gol në 2 ndeshje të Kupës së Ligës. /G.D abcnews.al/

 

Teilen: