• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E deshi shumë këtë trofe me Cityn, Guardiola: Është kaq e vështirë për t’u fituar

11/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pep Guardiola thotë se triumfi i Manchester City në Ligën e Kampionëve ishte “i shkruar në yje” pasi pranoi se “ky trofe rrëqethës është shumë i vështirë për t’u fituar”.

Mbajtësit e titullit të Premier Ligës, me pesë kurora në gjashtë vitet e fundit, më në fund përfunduan pritjen e tyre të gjatë për garat evropiane kur mposhtën gjigantët e Serie A, Interin 1-0 në Stamboll.

  

Goditja e minutës së 68′ të Rodrit rezultoi e mjaftueshme për ‘Citizens’, me Guardiolën që pa City të kompletonte tripletën historike.

Pas ndeshjes ishte vetë trajneri i tashmë kampionit të Evropës që komentoi, duke thënë që ishte e vështirë ta fitonin atë trofe.

“Ishte shkruar në yje se ne do të fitonim këtë sezon – dhe ne e bëmë. Ndihem i lodhur, i qetë dhe i kënaqur. Është kaq e vështirë për t’u fituar ky trofe. E dinim se do të ishte e vështirë. Ata janë vërtet të mirë. Ne ishim të shqetësuar në pjesën e parë, por ishte një çështje e durimit. U thashë të bënin durim. Duhet të jesh me fat, me Ederson në fund, dhe ky konkurs është [një hedhje] një monedhë. Momenti erdhi nga fitimi i Premier Ligë dhe FA Cup dhe tani e kemi këtë. Nuk ishte performanca jonë më e mirë. Të fitosh tripletën është shumë e vështirë. Është nder të ulem përkrah Sir Alex Ferguson – mora një mesazh në telefonin tim këtë mëngjes nga ai që më preku”, tha Pep./Lajmi.net/

  


Next Post

Ka fituar gjithçka në moshën 23-vjeçare, sulmuesit të Sitit i mungon vetëm… trofeu që nuk e do askush

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.