Thursday, 5. March 2026
Sport

Festa ‘e çmendur’ e Man City pas triumfit në Ligën e Kampionëve

GS 11/06/2023 1 Min. Lesezeit

Lojtarët e Manchester City ‘shpërthyen’ në festë pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Pas një pritje tejet të gjatë kampioni anglez u kurorëzua edhe kampion evropian, transmeton lajmi.net.

  

Ata mposhtën 1:0 skuadrën e Interit mbrëmë në Stamboll, duke shkruar histori për ta fituar për herë të parë këtë trofe prestigjioz.

Se e kanë pritur gjatë treguan më pas dhe emocionet që përçonin lojtarët e gjigantit anglez.

Disa me lot në sy, e disa të tjerë duke vallëzua ishte dëshmia e gëzimit të tyre të madh për këtë sukses.

Me fitoren e madhe mbrëmë ata gjithashtu kompletuan tripletën e tyre, me Premier Ligën, FA Cup dhe së fundmi Ligën e Kampionëve.

Festa e kampionëve evropian vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë disa nga momentet:

 

  


Teilen: