Simone Inzagi u shfaq shpesh herë i nervozuar në finalen e Chanmpionsit kundër Sitit. Përveç disa vrapimeve duke dhënë instruksione për lojtarët e tij, një tjetër moment në sekondat e fundit u bë viral në rrjet.
Interi fitoi një goditje këndi dhe do të ishte rasti i fundit për ta. Inzagi i ka kërkuar Onanës që të jetë në zonë për të shtuar mundësitë e një barazimi të mundshëm, por koha nuk i premtonte portierit që të vinte që nga porta e tij. Kështu, Inzagi ka hyrë në fushë dhe arbitri ka ndërprerë ndeshjen për pak sekonda, deri sa të qetësojë trajnerin.
Në momentin që po dilte nga fusha, një nga asistentët e tij ka vrapuar për ta kthyer në stol, por reagimi i Inzagit ishte i ashpër ndaj asistentit. Videoja e publikuar nga tribuna në momentin që Inzagi hyn në fushë, është bërë virale dhe nuk mungojnë komentet ngacmuese, të tipit, “ka dashur të hyjë për të shënuar vetë një gol”.
PANORAMASPORT.AL