Masimiliano Alegri është kthyer në dëshirën e merkatos për Al Hilal. Skuadra nga Arabia Saudite është në kërkim të një trajneri që mund të bëjë diferencën dhe Alegrin e shohin si personin e duhur që me eksperiencën e tij mund të bëjë gjëra të mëdha.
Megjithatë tifozët e Al Hilal janë kundër një transferimi. Në rrjetet sociale ka pasur postime të shumta që nuk e pranojnë Alegrin si trajnerin e skuadrës së tyre dhe për ta, Alegri nuk është një trajner i denjë.
Ndërkohë, vetë Juventusi kërkon që trajnerin italian ta ketë në krye të stolit, por edhe për tifozerinë bardhezi ai është i padëshiruar. “AlegriOut” u kthye në trendin e kohëve të fundit në Itali e tashmë po përdoret masivisht edhe në Arabi.
PANORAMASPORT.AL