Thursday, 5. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Roma bën goditjen e parë në merkato, verdhekuqtë prezantojnë mesfushorin që ka shkëlqyer në Francë

GS 11/06/2023 1 Min. Lesezeit

Husem Auar është zyrtarisht futbollisti më i ri i Romës.

auar roma

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi verdhekuq ku ka konfirmuar prezantimin e algjerianit 24-vjeçar, i cili ka firmosur një kontratë deri në vitin 2028.

Murinjo e kërkonte prej kohësh mesfushorin, i cili i dha fund këtë sezon aventurës së tij me Lionin në Francë.

Për të kanë qenë të interesuara shumë klube më parë, por duket se këtë vit ishte Roma ajo që e bindi Auarin të shkojë në Itali.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: