Gentrit Begolli ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesional.
Begolli e ka cilësuar karrierën e tij të mbushur me kënaqësi dhe me plot sfida.
Ai ka falënderuar familjarët, shokët dhe trajnerët me të cilët ka bashkëpunuar.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë postimin e plotë (pa ndërhyrje):
“Te dashur miq,
Permes ketij postimi deshiroj te ju njoftoj se pas 15 vitesh kam vendosur t’i jap fund karrieres si futbollist. Ka qene nje periudhe e mbushur perplot kenaqesi e gjithashtu edhe me sfida. E falenderoj Krijuesin fuqiplote per secilen prej tyre. Njeherit, shfrytezoj rastin t’i falenderoj familjaret, shoket, dhe te gjithe ish-bashkelojtaret dhe trajneret me te cilet kam pasur rastin te bashkepunoj.
Jam shume i lumtur qe ne krahasim me periudhen kur e kam filluar karrieren, tashme futbollistet e rinj shohin shume me shume perspektive per t’i permbushur endrrat e tyre edhe ne arenen nderkombetare.
Per fund, jam i kenaqur qe karrieren time po e perfundoj me trofeun e Kupes se Kosoves, me ç’rast shfrytezoj rastin t’i uroj edhe Plisat per kete titull.