Al-Ahli raportohet se po kërkon të transferojë Riyad Mahrezin nga Manchester City.
“FootMercato” ka raportuar se klubi nga Arabia Saudite po përgatit për të një kontratë 3-vjeçare, e cila thuhet se nuk kap vlerën e 100 milionë eurove.
Al-Ahli thuhet se e ka identifikuar Mahrezin si një objektiv kyç.
Klubi, i cili së fundmi fitoi titullin në divizionin e dytë të Arabisë Saudite, do të rikthehet në elitë sezonin e ardhshëm.
32-vjeçari me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Ai në sezonin e fundit “luftoi” me një konkurrencë të fortë, megjithatë ia doli ta mbyll pozitivisht.
Riyad Mahrez kontribuoi me 15 gola dhe 13 asistime, teksa u paraqit në 47 ndeshje në gjitha garat.